Pranohet amandamenti i ASH-së që edhe Kosova shtohet në Kushtetutë si shtet fqinj. Ky ishte Amendamenti i dytë i Selës dhe Rashidit nga ASh-ja ku kërkohej që të shtohen “Kufiri
shtetëror i Republikës së Maqedonisë dhe kufiri i saj i saj i përhershëm me Republikën e Shqipërisë,
Republikën e Bullgarisë, Republikën e Greqisë, Republikën e Serbisë dhe Republikën e Kosovës”, raporton agjencia INA.
Në arsyetimin ata mes tjerash thuhej se diçka e tillë është e pashmangshme për shkak se Republika e Maqedonisë e ka pranuar Republikën e Kosovës.
Nga ASH kërkuan që në pjesën e shtetësia ku është cekur “maqedonase/qytetar të Republikës së
Maqedonisë Veriore”, të fshihet termi “maqedonase” dhe të shkruhet vetëm “shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore”.