Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është zgjedhur nënpresident i Komitetit Olimpik të Kosovës. Në Asamblenë Vjetore të Punës të këtij institucioni, e cila u mbajt dje, Ademi ka fituar në garë me kryetarin e Federatës së Karatesë, Ismet Krasniqi.
Tahir Shabani, President i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare në France, ka uruar Agim Ademin që është zgjedhur nënpresident i KOK-ut.
“Urojmë shëndet dhe suksese z. Agim Ademi, President i Federatës së Futbollit të Kosovës,
Sot jeni lideri i Federatës të Futbollit dhe ndihemi krenar për zgjedhjen në Asamblenë Vjetore të Punës nga delegatët e kuvendit në pozitën zëvendës-president i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ju shprehim konsideratë për kontribut të veçante në favor të zhvillimit për futbollin në Kosovës e në veçanti në periudhat më të vështira për sportin kosovar.
Nga diaspora në kontinentin e Evropës, ju shprehim konsideratë dhe ndihem krenar se do na përfaqësoni në rolin e ambasadorit për të gjitha sportet në kuadër të FFK dhe KOK nga Kosova. Angazhohem që të vazhdojmë me diplomaci kulturore në afirmimin e sportit dhe përkrahjes të gjitha federatave të Kosovës dhe Komiteti Olimpik të Kosovës”.
Tahir Shabani
President i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare në France
Kordinator dhe Këshilltar i delegacioneve në Evropë
Anëtarë i Klubit Diplomatik.