Katër hajdutë shqiptarët rrezikuan jo vetëm karabinierët por edhe shoferët e tjerë, në përpjekje për t'u arratisur.
Hajdutët të moshave nga 21, 26 dhe 40 vjeç, po udhëtonin me një automjet tip Opel Meriva (e vjedhur në Pistoia) në qytetin e Panzano e Greve në Chianti.
Ata nuk iu përgjigjën thirrjes së policisë për të ndaluar duke ecur me shpejtësi në korsi të kundërt.
Karabinierët vazhduan ndjekjen e tyre në manovrën e rrezikshme, duke u detyryar të shmangin edhe makinat e tjera. Pas ndjekjes për disa minuta, makina e hajdutëve shqiptarë u përplas duke u aksidentuar, duke i lënë që të gjithë të plagosur.
Shtetasi me inicialet K.A, 22 vjeç u raportua se ka pësuar dëmtime në kokë dhe fraktura në pjesën e hundës, K.S., 21 vjeç, refuzoi çdo trajtim mjekësor; S.M., 26 vjeç, u raportua me plagë të shumta me thyerje të eshtrave të hundës, ndërsa V.P., 40 vjeçar, iu nënshtrua një operacioni për thyerjen këmbës së majtë.
Tre shqiptarët e plagosur përfunduan në burg, ndërsa i katërti është ende në spital.
Në makinën e vjedhur ka pasur edhe materialet e grabitura nga shqiptarët në një shtëpi në zonë.