Ramush Haradinaj ka përsëritur sot qëndrimin e tij në lidhje me idenë e ndarjes së Kosovës. Gjatë një takimi në Mitrovicë, kryeministri i Kosovës ishte më i ashpër në deklaratën e tij.
“S’ka më kush jep ndonjë copë të Kosovës askujt… e kam thënë këtë edhe në Reçak ku u bë kthesa…i vetmi popull në botë që kufizohet me toka të veta janë shqiptarët si në Kosovë dhe Shqipëri..qysh ka logjikë pra me pyet dikush çka po ju duhet Leposaviqi meqë nuk ka shqiptarë….Ne nuk pranojmë ndërrim të kufijve por vetëm njohje me këta kufij. Nëse e ndihmoni Aleancën në Mitrovicë nuk më ndihmoni mua por një interesi nacional. Nuk e dini qytetarë ju si do të ishte Mitrovica me udhëheqjen e Aleancës, atëherë provojeni. Zbulojeni… ndoshta do t’ju zhgënjejmë por jo me ju mashtru”, theksoi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi me partinë e tij në Mitrovisë.