Në kuadër të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, ka reaguar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj e ka cilësuar Qemailin, ish-kryeministrin e Shqipërisë, si frymëzim për atdhetarët, dhe emblemë e Shqipërisë.
“Sot një shekull më parë vdiq strategu themelues i shtetit modern shqiptar, Ismail Qemail Vlora, i cili iu la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme, Shqipërinë e mëvetësishme. Frymëzim për atdhetarët, udhërrëfyes dhe emblema e Shqipërisë, si kryetar i parë i Qeverisë shqiptare, bashkoi shqiptarët që të rreshtohen me idealet e lirisë, për një shtet të bazuar në vlerat Perëndimore. I përjetshëm kujtimi për shtetformuesin, ikonën e pavarësisë sonë”, ka shkruar Haradinaj.