Kryeministri i Kosovës ka ngushëlluar familjen e zv.ministrit të Diasporës, Arianit Daci, i cili humbi jetën ditën e sotme ndërsa ishte duke bërë ski në Brezovicë.
“I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij”, ka shkruar Haradinaj.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se djali i Dacit, Ariani ka humbur jetën nga ortek në Brezovicë.