Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me analistin e Ronishvili Grigorev.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku është shprehur se për Kosovën mendimi intelektual i miqve është çdoherë i mirëseardhur.
Ky është postimi i plotë i Ramush Haradinaj:
Në takim me analistin e njohur dhe drejtorin e “Council for Inclusive Governance” në Neë York, Alex Roinishvili Grigorev, këmbyem shumë pikëpamje mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë, por edhe në rajon.
Kosova ka përvetësuar vlerat perëndimore dhe mendimi intelektual i miqve tanë për të ecur përpara në rrugën euro-atlantike është çdoherë i mirëseardhur.