Është dënuar me 30 ditë paraburgim ish-ministri Maqedonas i Bujqësisë Mihail Cvetkov dhe zv.ministrin Hristijan Delev.
Për ish-ministrin tjetër të Bujqësisë Aco Spasenovski është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Ata dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me një vlerë prej 1,4 milionë euro në kohën që kanë qenë në Qeveri me Nikolla Gruevskin.
Për të dyshuarin tjetër, ish-ministrin Lubço Dimovski Gjykata do të vendosë javën e ardhshme nëse deputetët votojnë që të atij t’i hiqet imuniteti.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë lidhur kontrata për qira të tokës bujqësore, por nuk i kanë shkëputur kontratat, edhe pse qiramarrësit nuk e kanë paguar kompensimin e qirasë.
Parregullsitë janë vërtetuar në 584 kontrata në lokacione të ndryshme ndërsa dëmi ndaj buxhetit vlerësohet në 1,4 milionë euro.