Duke komentuar deklaratat e një dite më parë të Presidentit Hashim Thaçi, gazetari Berat Buzhala thotë se duhet të jesh idiot që të besosh se Serbia nuk njeh Kosovën për shkak se kjo e fudit nuk ka marrë Preshevën.
Buzhala: Duhet me qenë idiot me besu se Serbia nuk po na njeh ne vetëm se nuk kemi marrë Luginën e Preshevës. Nëse i bie kështu siç thotë Thaçi, ne nuk japim asgjë, marrim të gjitha trojet shqiptare dhe kjo është marrëveshje. Kush është ai idiot që i beson kësaj ideje idiote që ne do të marrim dhe pak, atëherë Serbia na njeh se paska pasur problem Luginën e Preshevës. Kjo është një marrëzi.
I ftuar në Ora News, Buzhala shprehet se pa zotin Haradinaj dhe Vetëvendosjen në qeveri, Kosova shkon drejt një revolte dhe një pakënaqësie qytetare.