Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka udhëtuar nga Kosova për të mbështetur studentët e pedagogët që kanë nisur grevën për plotësimin e kërkesave të tyre. Ai ka qenë pranë studentëve e pedagogëve në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe i ka inkurajuar të vazhdojnë qëndresën.
“Fitoret në histori në shoqëri vijnë nga qëndresa. Protesta e studentëve e drejtë kur pedagogët janë më ta. Në Kosovë i kemi ndjekur protestat tuaja. Kundër privilegjeve që kanë të pasurit”, është shprehur Kurti.
Ai ka theksuar se shoqëria shqiptare duhet të kalojë në një transformim
“Është në pikëpyetje ardhmëria e shoqërisë shqiptare. Ju bëj thirrje të keni organizim të konsoliduar. Arsimi nuk është luks”, ka deklaruar Kurti.