Një 32-vjeçar shqiptar dhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim për vrasjen e një 56-vjeçari belg në 16 qershor në lagjen “Neos Kosmos” në Athinë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, që nuk japin detaje për gjeneralitetet e shqiptarit të arrestuar.
Viktima ishte duke ecur në rrugë kur është qëlluar me armë zjarri në kokë. Sipas hetimeve të departamentit të policisë së Atikës, motivi i krimit lidhet me pazare të prishura droge. CCN-i grek raporton se viktima është një pjesëtar i njohur i një karteli të fuqishëm që trafikon kokainë në Europë.
Raportohet gjithashtu se policia ka dyshime se shqiptari, në këtë rast, ka vepruar si vrasës me pagesë.