Pas abuzimit seksual më një të mitur në Drenas nga mësuesi i saj dhe nga një polic, krerët më të lartë të këtij vendi kanë reaguar për ngjarjen tronditëse.
Kryeministri Ramush Haradinaj në një shkrim në rrjtetë sociale shkruan se ndihet i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë dhe kërkon menjëherë që organet e drejtësisë të merren me rastin.
Haradinaj gjithashtu falenderon mediat për angazhimin e pandalshëm dhe për raportimin e rasteve të tilla, ku sipas tij shtyjnë reagimin institucional dhe shtetëror.
“Me shqetësim mora lajmin për rastin e fundit të abuzimit seksual me të miturën nga Drenasi. Jam i tronditur që një mësues që i besojmë femiun dhe një polic që i besojmë sigurinë të abuzojnë me një të mitur. Përgëzoj reagimin e shpejtë të autoriteteve komunale dhe qëndrore ndaj këtyre abuzuesve. Bashkëndjejë me familjen e të abuzuares dhe i siguroj që organet e drejtësisë do të merren me rastin seriozisht. Dua t’i falenderoj mediat për angazhimin e pandalshëm që të raportojnë për raste të tilla dhe të shtyejnë reagimin institucional dhe shoqërore. Apeloj te të gjitha vajzat dhe gratë që janë cak i abuzimeve dhe kërcënimeve të kësaj natyre, të paraqesin rastet dhe të raportojnë dhunuesit.”- shkruan Haradinaj.
Kujtojmë se për një rast të ngjashëm, ku u abuzua me një vajzë të mitur nga Kavaja nga 8 adoleshentë, qeveria shqiptare ka reaguar shumë me vonesë, ndërkohë që policia ka mbajtur të fshehur ngarjen.
Vetë kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar për ngjarjen, ndërkohë që anëtarë të qeverisë, ndryshe nga Haradinaj i cili shprehet falenderuas, i bëjnë thirrje medias dhe opozitës që mos të merren me abuzimin ndaj të miturës.