Të burgosurit shqiptarë në Itali do të kenë mundësi që një herë në 6 muaj, të komunikojnë për 1 orë me familjarët e tyre përmes Skype. Ky është vendimi i Ministrisë italiane të Drejtësisë, nga i cili do të përfitojnë 2588 shtetasit shqiptarë që vuajnë dënimin në Itali. Kjo risi, synon të lehtësojë komunikimin mes të burgosurve dhe familjarëve.
Shtetasit shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet italiane, do të kenë mundësi që çdo 6 muaj, të komunikojnë me familjarët e tyre, përmes skype.
Ky është vendimi i Ministrisë italiane të Drejtësisë, e cila falë internetit dhe teknologjisë synon të lehtësojë komunikimet e të burgosurve me fëmijët, bashkëshortët dhë familjarët e tyre.
Kjo formë e re komunikimi është menduar në radhë të parë, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve që kanë prindërit në burg.
Nga aspekti procedurial komunikimet përmes Skype do të realizohen përmes autorizimeve e kontrolleve përkatëse siç bëhet në rastet e takimeve fizike me të dënuarit. Komunikimi audio-vizual do të zgjasë 60 minuta.
Brenda burgjeve italiane janë vendosur postacione të caktuara për të realizuar komunikimet Skype mes të burgosurve e familjarëve.
Sipas të dhënave, mësohet se deri në 31 janar 2019, në institucionet e vuajtjes së dënimit, rezultojnë 2588 shqiptarë, 30 prej të cilëve femra.
Kjo formë e re komunikimi do të aplikohet për të gjithë të dënuarit në burgjet italiane.