Kurti-Thaçit: Edhe po të ngriheshin dëshmorët nga varret nuk do të kishin të drejtë të falnin tokën, e lëre më të gjallët

E mërkurë, 20 February 2019 11:34

Për fazën finale të dialogut dhe marrëveshjen historike me Serbinë në një tryezë të përbashkët kanë diskutuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri e kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj

Në fjalën e tij kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ia ka thënë në sy Thaçit qëndrimin e tij kundër korrigjimi të kufijve të Republikës së Kosovës. Lideri i VV’së ka thënë që edhe po të ngriheshin dëshmorët e Kosovës nga varret nuk do të kishin të drejtë të falnin tokën e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“As dëshmorët ndër varre po u ngritën nuk kanë drejtë të falin tokën Kosovës dhe jo më njerëzit e gjallë”, ka thënë Kurti , raporton Gazeta Express.

 

Ai ka thënë se viti 2018, ka qenë një vit i mos korrigjimit të kufijve, duke përmendur demarkacionin me Malin e Zi si çështje të papërfunduar, dhe mos realizimin e idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve.

Albin Kurti ndërkohë ka propozuar hartimin e një dokumenti zyrtar të Republikës së Kosovës ku i gjithë faktori politik në vend i unifikuar do të parashtronte kërkesat e shteti kundrejt Serbisë.

Sipas kreut të VV’së, Kosova duhet të jetë më e përkushtuar ndaj serbëve të Kosovës, pasi sipas tij ata janë në hall nga Beogradi.

Kurti thotë që duhet takuar më shpesh me Nenad Rashiqin, dhe shumë rralë me Aleksander Vuçiqin.

E në fjalën e tij presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është koha ideale për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, në të kundërtën konkretizimi i raporteve me Serbinë edhe gjatë këtij viti, rrezikon stabilitetin e të gjithë rajonit dhe mund të shpie në tragjedi të reja.

Thaçi thotë se letrat e dërguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë që përfundimi i dialogut do të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, dhe sipas tij një gjë e tillë do t’i jepte fund armiqësive shekullore me Serbinë.

Kreu i VV'së e ka përshkruar 2018-ën si vit i moskorrigjimit të kufijve. Ai gjithashtu ka propozuar edhe hartimin e një dokumenti zyrtar të shtetit të Kosovës, për dialogun me Serbinë.

“Sot është 30 vjetori i grevës së famshme të minatorëve, që shënoi fundin e Jugosllavisë, prej ku dolën shtetet e pavarura dhe sovrane, përfshirë këtu edhe Republikën e Kosovës. Asokohe minatorët kishin hyrë në grevë urie, meqë rast kërkonin dorëheqjen e atëhershme politike, që po bënte gati ndryshimet kushtetuese që kërkonte Serbia. Viti 2018 ka qenë viti i mos korrigjimit të kufijve. Nuk ndodhi korrigjimi i kufijve me Malin e Zi, dhe nuk ndodhi as korrigjimi me Serbinë. E para është keq, dhe e dyta është mirë. Le të mos shtiremi që nuk kemi marrëveshje me Serbinë. Plotë 33 marrëveshje janë nënshkruar gjatë dialogut. Është e domosdoshme që në Kuvendin e Republikës të bëhemi bashkë dhe ti trajtojmë këto 33 marrëveshje, për ta parë se sa janë realizuar dhe cili është ndikimi i tyre. Nuk mund të ecim drejt e mirë, pa e ditur se ku ndodhemi dhe prej nga vijmë. Një seancë që e vlerëson dhe shqyrton procesin, dhe më pas ku merren përgjegjësitë, është e domosdoshme. Këto 33 marrëveshje nuk ja kanë ndryshuar mendjen asnjërës prej 5 vendeve që nuk e kanë njohur marrëveshje. Nuk është mirë që të magjepsemi për një marrëveshje të ardhshme, kur i kemi 33 të tjera. Ne e dimë se çfarë kërkon Serbia. Ata donë delimitim, kufizim, për ta ndarë Kosovën, dhe më pas për të vazhduar me Kroacinë. Ideja është e vjetër, ideatorët jo edhe aq të ri. Ne e dimë se çfarë duan. Është e domosdoshme të dimë se çfarë duam karshi Serbisë. Unë jam shumë optimist që për kërkesat tona ndaj Serbisë, mund të arrijmë kompromis. Njohja e pavarësisë, të zhdukurit e  çështje të tjera, për këto mund të pajtohemi. Pse nuk po e bëjmë një dokument shtetëror zyrtar, për qeverinë e Serbisë si borgjli i yni, para se të filloj dialogu. Ne duhet ta dimë se çfarë po duam. Dhe vetëm më pas mund të bëjmë një dialog të qëndrueshëm, për marrëveshje të qëndrueshëm. Karshi Serbisë nuk është i rëndësishëm vetëm konsensusi politik, por edhe fuqia e shtetit. Me bashkimin tonë me kërkesat kundrejt Serbisë, duhet ta forcojmë edhe shtetin tonë. Një gjë e pa diskutueshme është që serbëve të Kosovës duhet t’iu japim prioritet karshi Beogradit. Me Nenad Rashiqin duhet të takohemi pesë herë, dhe me Aleksander Vucicin vetëm një herë. Serbët në Kosovë janë në siklet prej Beogradit. Dyshimet e tyre për vrasjen e Ivanoviqin janë për dikënd nga Beogradi. Dhe kjo ka ndodhur për herë të parë, që ata të drejtojnë gishtin nga Beogradi për një vrasje të një serbi në Kosovë. Qëndrimi i qytetarëve është dhënë në protestën e shtatorit, dhe do të jepet edhe më fuqishëm edhe në protestat e ardhshme. As dëshmorët ndër varre po u ngritën nuk kanë drejtë të falin tokën Kosovës dhe jo më njerëzit e gjallë”, ka thënë Kurti, raporton Gazeta Express.

Presidenti i Kosovës thotë se është i bindur që ka ardhur koha për marrëveshje me Serbinë. Sipas tij Kosova e ka edhe përkrahjen ndërkombëtare të SHBA-së dhe BE-së.

“Dialogu me Serbinë për normalizim është i pa shmangshëm dhe i domosdoshëm. Ne duam që një herë e përgjithmonë ta qartësojmë raportin tonë si shtet karshi Serbisë, që arrihet përmes një dialogu që ka objektiva të qarta por dhe mbështetje ndërkombëtare, të SHBA-së dhe BE-së.Janë një 20 vjet nga përfundimi i luftës, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritë marrëveshje të mirëfilltë. Por tani unë besoj fuqishëm në këtë qëndrim se ka ardhur koha për të lënë mbrapa armiqësinë që ka prodhuar tragjedi të njëpasnjëshme në Kosovë, dhe për të bërë marrëveshje përfundimtarë për noramzilimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Opsioni i ruajtjes së status-quos, është treguar i gabuar dhe i paqëndrueshëm. Ky status-quo paraqet kthim mbrapa. Në muajt e fundit ka përkeqësim dhe regres në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka kurrëfar dyshimi që nëse këtë vitë nuk bëjmë marrëveshje, do të hyjmë në një zonë të rrezikshme të raporteve, që mund të destabilizojnë gjithë rajonin.Pra përvoja e vitit te fundit vetëm sa ka sforcruar bindjen time që ka ardhur për të arrtiur një marrëveshje historike. Tani jemi dëshmitar se letra që mora nga Donald Trump, ishte një konfirmim i drejtpërdrejtë i SHBA-së, për të na ndihmuar të dy shteteve për të arritur një marrëveshje. Të gjithë ne në skenën politike të kemi një qëndrim unik, se cili duhet të jetë emri dhe mbiemri i marrëveshje finale me Serbinë. Njohja reciproke është çelësi që hap dyert e kësaj marrëveshje dhe mbyll armiqësinë shekullore. Në letrat e presidentit Trump dhe sekretarit Pompeo, kemi marrë garanci më të qarta dhe më të fuqishme nga SHBA-të se kjo marrëveshje historike, nënkupton njohjen reciproke. Ky është qëndrimi i prerë i SHBA-së, që është bërë me dije në letrën e presidentit Trump. Ne nuk mund të kemi garanci më të madhe se këto fjale dhe këtë mbështetje të SHBA-së. Besoj që këtu jemi të gjithë unik.Do të isha njeriu më i lumtur nëse marrëveshja do të bëhej pa bisedime shtesë, nëse do të arrihej marrëveshja finale me Serbinë. E di që na presin bisedime jo të lehta në Bruksel, me autoritetet e Serbisë. Ne duhet të jemi këmngulës për njohjen reciproke”, ka thënë Thaçi në fjalën e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...