Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj ka thënë se aplikimi i rreth 40 serbëve për t’u bërë ushtarë të Kosovës dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të serbëve të Kosovës nga Beogradi po i vjen fundi.
Haradinaj tha se kjo është shenjë e qartë e integrimit dhe mirëbesimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe tregon se ka vullnet të bashkëqytetarëve serbë që të integrohen në strukturat e Kosovës së 17 shkurtit.
Ky është shkrimi i tij i plotë në Facebook.
Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi.