Sakrifica e familjes Jashari do të përmbushet, kur ky shtet e komb të forcohen për të qenë zotër të Ballkanit

Tuesday, 05 Mars 2019 14:01

Nga Jahja LLUKA

“S’kemi ku me shku na, ktu do ta bajm deken,ktu ku t’paret ton kanë jetue n’shekuj,prej ilirëve e pëllazgëve,ktu edhe ne do ta bajm dekën,kurr nuk do ta lshojmë ktu,do t’i përgjigjemi me aq sa kem mundësi,kem sopatat e druve,s’kem ku shkojmë,i shifni sa fmitë i kem ktu,ku me i que kta,edhe Evropa t’i hap dyert për ne,ne nuk do ta lshojmë.”- Hamëz Jashari

Keto ishin fjalët e Hamëz Jasharit, në një intervistë të rrallë, që paralajmëruan një profeci, e që më vonë qendresa e Familjes Jashari, do i jap zemër çdo shqiptari, për ta mbrojtur atdheun nga armiku shekullor. Në rrethana thuajse të pamundura, Familja Jashari iu kundërvy forcave të armatosura serbo-sllave për tri ditë rresht. Që nga foshnjet deri tek pleqtë, dhanë jetën e tyre, për të mos vdekur kurrë, për t’i treguar botës, se jeta në skllavëri nuk është për shqiptarët, se shqiptarët nuk duan asgjë më shumë veçse të frymojnë lirshëm në atdheun e tyre. Rënia heroike e komandantëve Adem dhe Hamëz Jashari të cilët nuk ikën por qëndruan burrërisht deri në frymën e fundit, tregon sa dashuria për atdheun e gjuhën shqipe nuk ka çmim. Bota riktheu sytë kah betejat të cilat, ato do i kanë mësuar në historitë e luftërave me spartakët, por nuk do e kishim menduar që në shekullim XX, do rishfaqej një heroizëm i tillë, i këtyre përmasave hyjnore. Andaj sot, respekti dhe admirimi për këtë familje nuk shterret, por rritet dita ditës, një brez i pasluftës u rrit duke admiruar sakficën dhe qendresën e kësaj familje.Sot frymojmë të lirë dhe kemi shtetin tone falë, luftës me penë dhe me pushkë, të gjeneratave të tëra, që derdhën oqeane gjaku vetëm që ky komb i lashtë ta shoh dritën përsëri, që ky komb t’i ketë shtëpitë e veta, shkollat e veta, spitalet e veta, rrugët e veta, varret e veta dhe jo të mbesin nomad duke bredhur nëpër botë pa varre e pa atdhe. Sakrifica e Familjes Jashari do të përmbushet tërësisht, kur ky shtet e ky komb do të forcohen për të qenë sërish zotër të Ballkanit, kësaj toke të lashtë e cila njohu shpatën dhe pushkën, e që me shekuj familjet shqiptare u deshën ta mbrojnë pragun e derës së vet, nga pushtuesit gjakprishur.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...