Një 48-vjeçar shqiptar u përpoq të vriste ish-gruan e tij, po shqiptare, duke e goditur disa herë me thikë dhe më pas tentoi të arratisje.
Megjithatë, përpjekja e tij për t’u larguar u ndërpre nga karabinierë.
Episodi i dhunës u regjistrua dje pasdite në Piazzale Bruno në Suzzara, një qytet i madh në Mantova të Italisë.
Sulmuesi dyshohet se e ndoqi ish-partneren e tij në një parking. Teksa iu afrua gruas, filloi ta fyente rëndë.
Gjendja shpejt u përkeqësua dhe nga fjalët, burri kaloi në goditje ekstreme, duke regjistruar një duzinë goditjesh në gjoks dhe në fytyrë.
Pas kësaj, shqiptari (emri i të cilit nuk bëhet i ditur) largohet duke e lëndë viktimës thuajse të vdekur në trotuar.
Disa dëshmitarë lajmëruan menjëherë policinë pas aktit të tmerrshëm të dhunës.
Në një kohë të shkurtër, karabinierët arritën të gjenin shqiptarin të përlyer me gjak dhe të plagosur lehtë, jo shumë larg vendit të sulmit në përpjekje për t’u fshehur midis dy veturave.
Pa asnjë mënyrë shpëtimi, 48 vjeçari u dorëzua, duke përfunduar në pranga.
Sulmuesi ndodhet në një spital në Mantua për të trajtuar plagët në duart gjatë përleshjes me ish-gruan e tij.
“Il Giornale” shkruan se gjendja e viktimës është shumë më serioze. Gruaja u dërgua në dhomën e urgjencës së Suzzarës dhe pastaj me helikopter në spitalin e Mantovës.
Arsyet që shkaktuan zemërimin e 48-vjeçarit janë ende të panjohura. Karabinieri dhe zyra e prokurorit publik po hetojnë historinë dramatike.