Hoxhaj: Të pezullohet taksa, të mos preken raportet me SHBA e BE

Diel, 31 Mars 2019 11:33

Vendimi i Qeverisë në nëntorin e vitit të kaluar, për vendosjen e taksës për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja ka arritur efektin e synuar. Madje dëmi i shkaktuar ndaj Serbisë për këtë periudhë është mbi 150 milionë euro tha zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.

Hoxhaj thotë se me vendosjen e taksës Kosova i ka dhënë përgjigje të plotë Serbisë, se është shtet i pavarur dhe sovran. Por, njeriu i tretë në Qeveri thotë se taksa duhet të pezullohet në mënyrë që të mos lëndohen raportet me Amerikën e BE-në.

“Unë mendoj që taksa e ka arritur efektin e saj meqë taksa e ka goditur ekonominë e Serbisë, kur ne po flasim dëmi i ekonomisë serbe është mbi 150 milionë euro dhe nëse Serbia ka bërë përpjekje që ta përdor buxhetin e Kosovës për të tërhequr njohje, por të korruptuar qeveri të ndryshme në botë. Unë mendoj që me këtë ne ia kemi dhënë një përgjigje të plotë Serbinë”, tha Hoxhaj për Ekonomia Online.

“Por fakti që taksa po e lëndon raportet tona me Amerikën, po lëndon raportet tona me BE dhe po bllokon një proces siç është dialogu, i cili do të mund t’i shërbente Kosovës, është mirë që ta shohim se si të lëvizim përpara. Qëndrimi ynë është që taksa të pezullohet për një kohë për 120 ditë dhe kjo të jep mundësi arritjes së një marrëveshje finale. Nëse kjo nuk ndodh atëherë taksa do të duhej të rikthehet”.

Dialogu duhet të vazhdojë, thotë Hoxhaj, ngase Kosova duhet ta përmbyll shtetndërtimin. Ai insiston se bllokada e dialogut dhe dështimi i dialogut nuk është në interes të Kosovës.

“Unë mendoj që është mbi të gjitha në interes të Kosovës, por edhe të Serbisë që ne ta vazhdojmë dialogun që mos ta bllokojmë dialogun që ta marrim njohjen e ndërsjellë dhe që të arrijmë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Që pas 11 vjet të pavarësisë, pas 20 vjet të lirisë, ta përmbyllim shtetndërtimin tonë”.

“Bllokada e dialogut dhe dështimi i dialogut nuk është në interes të Kosovës, po kjo temë nuk është temë që i takon vetëm një pjese të politikës në Kosovë, vetëm një partie politike unë mendoj që për interesa strategjike duhet të jemi unik dhe duhet të lëvizim përpara”.

Hoxhaj thotë se në korrik të këtij viti kosovarët do të marrin nga BE-ja vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

Modifikuar më Diel, 31 Mars 2019 11:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...