Gazeta italiane “Livorno Today” raporton se një shqiptar në Livorno u arrestua nga policia italiane, sapo ai zbriti nga trageti, ku udhëtonte me bashkëshorten dhe vajzën 5-vjeçare.
Shqiptari 43 vjeç me inicialet E.B banues në Emilia Romagna u kap me 6 kilogramë kokainë, të cilën e kishte fshehur në makinë. Nëse ai do ta shiste në treg drogën, do të fitonte 1.5 milionë euro.
Policia po bënte kontrolle normale në portin e Galluras, kur vuri re se shqiptari ishte i nervozuar.
Pas kësaj, karabinierët konfiskuan makinën dhe zbuluan se brenda saj ndodheshin 6 kg kokainë. 43-vjeçari u arrestua, ndërsa bashkëshortja e tij rumune dhe vajza e mitur u lanë të lira.