Një i burgosur shqiptar ka vrarë këtë mesditë në burgun e Trikalas në Greqi bashkëvuajtësin e tij grek.
Policia lokale ka shpërndarë këtë pasdite një njoftim ku thuhet se “autori e sulmoi viktimën për shkaqe që ende të paqarta”.
Trupi i 66 vjeçarit grek u gjet i vdekur në qelinë ku ai qëndronte së bashku me shqiptarin, i moshës 55 vjeçare. Përtej paqartësisë, media greke ka aluduar se shqiptari kishte probleme mendore dhe se gjatë kohës së qëndrimit në qeli me viktimën nuk ka patur asnjë debat. Shqiptari e ka goditur në kokë 63 vjeçarin derisa ky i fundit ka ndërruar jetë. 55 vjeçari kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Greqi dhe ishte dënuar me 8 muaj burgim, kohë të cilën e mbaronte pas disa ditës. Tanimë qëndrimi i tij në qeli detyrimisht do të zgjatet për një akuzë mjaft të rëndë.