Botuesi i 'Bota sot':‘Për tre gishtat e Baton Haxhiut pagova gjobë 10 mijë euro’

Hënë, 15 Prill 2019 11:23

Nga Xhevdet Mazrekaj

Personi në fotografi është Baton Haxhiu. Ishte i pranishëm si mysafir në një media serbe kur kishte bërë simbolin famëkeq të serbëve për shqiptarët, ngritjen e tre gishtërinjve.

Këtë fotografi deshën ta censurojnë në Serbi, me qëllim që të mos kuptohej se Batoni punonte për ta.

Mirëpo, “Bota sot” , e kishte publikuar këtë fotografi. Për publikimin e saj ishte gjobitur me 10 mijë euro nga drejtësia në Prishtinë e cila ishte nën mbikëqyrjen e UNMIK-ut.

Kujtoj se për këtë rast, kisha avokate zonjën e nderuar, tashmë të ndjerë, Nekibe Kelmendi.

Ajo vinte shpesh në Zvicër për t'u konsultuar me mua për procesin gjyqësor që zhvillohej në Prishtinë.

Kur përfundoi rasti dhe u mor vendimi i lartpërmendur, e pyeta zonjën Kelmendi se si është e mundur të gjobitemi për diçka që ka qenë reale dhe publike. Madje, i tregoja se këtu në Zvicër avokatët dhe ekspertët ligjor po habiten dhe me vendimin e drejtësisë së UNMIK-ut dhe po e konsiderojnë si absurd.

E ajo mu përgjigj: S`ka këtu të bëj me drejtësi, kështu ka vendosur sigurimi serb, që ju të gjobiteni.

Pra, me fjalët e zonjës Kelmendi nënkuptohej që në drejtësinë tonë kishte të interferuara edhe shërbime serbe, të cilave iu shërbente Baton Haxhiu.

Ato nuk donin të “dekonspironin” bashkëpunëtorin e tyre.

Është e neveritshme e për më tepër është dëshpëruese se si Baton Haxhiu mik me kryeudbashin Jovica Stanishiq, sot është i privilegjuari i Presidentit, kryeministrit dhe shumë figurave të tjera të jetës politike në Kosovë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...