Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, gjatë fjalimit të tij në Prizren për prezantimin e projektit për revitalizimin e rrugës “Marin Barleti”, foli edhe për krimet që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë duke thënë se ata që i mohojnë ato po gënjejnë.
Duke paraqitur të dhënat e luftës së fundit, O’Connell deklaroi se nuk guxojmë të harrojmë dhe të mohojmë të kaluarën, shqiptarët dhe serbët e vrarë, të rënët dhe masakrat që ndodhën para 20 vitesh.
“Ne nuk guxojmë të harrojmë Reçakun, Krushën e Madhe, Çerezin, Mejën, Qyshkën, Pavlanin, Zahaqin, Dubravën dhe shumë maskara të tjera që kanë ndodhur në Kosovë. Ata që e mohojnë, gënjejnë”, deklaroi ambasadori britanik.