Goditet banda e shqiptarëve, sekuestrohet 3 mln euro drogë

E mërkurë, 24 Prill 2019 18:29

Tre operacione paralel ka kryer ditën e djeshme, 23 prill, Drejtoria Policore e Atikës, sektori kundër trafikut të Drogës, sipas deklaratës së sotme të drejtorit të përgjithshëm, Jeorgios Kanelos. Shumica e të arrestuarve janë shtetas shqiptarë.

Në operacionin e parë, drejtoria e Policisë së Atikës kundër Drogës ka shpartalluar një bandë ndërkombëtare kriminale, e cila importonte heroinë të pastër nga Irani për ta përpunuar në Greqi si dhe kokainë e kanabis dhe shpërndarë më tej në tregun vendas.

Në bashkëpunim me sektorin special antiterrorist dhe qenin e policisë dje paradite është zhvilluar një operacion i gjerë në mjaft zona të Athinës qendrore si Ilion, Zofria, Kipseli, Dhafni dhe Sepolia, gjatë të cilit u arrestuan 5 shqiptarë të moshave 28,31,31,35 dhe 53 vjeç, për të cilët u hapën dosjet penale.

Paralelisht, policia zbuloi se kokat e bandës janë dy shqiptarë të tjerë të burgosur në Greqi. Rol qendror në importimin e heroinës së pastër nga Irani kishte 53-vjeçari shqiptar ndërsa droga e sekuestruar nëpër depot e Athinës sot konsiderohet të kishte të ardhura mbi 1 milion euro.

Gjatë operacionit u zbuluan depot, 2 laboratorë me të gjitha pajisjet si dhe u sekuestruan 44 kg e 475 gr heroinë, 10 kg e 800 gr pluhur për bastardimin e lëndëve narkotike, pistoletë, automjete, motora, celularë.

Në një tjetër operacion të policisë të Atikës, ditën e djeshme u arrestuan në Elefsina, në autostradë, një 46 vjeçar shqiptar, për transportin e 75 kg dhe 100 gr kanabis të papërpunuar. Në vijim të operacionit, u arrestua një tjetër shqiptar 37 vjeç, në shtëpinë e të cilit u gjendën 732 kg dhe 660 gr kanabis e papërpunuar, si dhe në një tjetër depo u sekuestruan 7 kg dhe 435 gr kokainë dhe 10 kg kanabis, bashkë me 3 peshore dhe 6 celularë dhe 540 euro nga tregtia e drogës. Policia greke deklaron se fitimet nga shitja e sasisë së drogës së sekuestruar, gjithsej 817 kg dhe 720 gr, edhe në këtë rast mendohet të tejkalonte 1 milion eurot.

Në operacionin e tretë të ditës së djeshme, policia e Pireut ka arrestuar 13 anëtarë të një bande kriminale dhe janë në kërkim të dy akoma, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike në tregun vendas. Arrestimet janë kryer në zona të ndryshme, Pire, Nikea, Koridhalo, Keracini dhe Korinth. Të dhënat e të arrestuarve nuk janë identifikuar plotësisht, por burime policore bëjnë fjalë për një numër të madh shqiptarësh, mes anëtarëve të bandës. Gjithsej, u sekuestruan 10 kg e 657 gr kanabis, 84 gr kokainë dhe 51 fidanë ujorë kanabis, bomba dore si dhe peshore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...