Bëhet fjalë për këngëtaren Jessie J dhe aktorin amerikan Channing Tatum të cilët tashmë janë një ndër çiftet më të reja të shoëbizit në mbarë botën.
Çifti i ri po kalojnë disa pushime me njëri tjetrin në Francë. Ata janë fotografuar të enjten në rrugët e Disneyland, të cilët shihen mjaft të lumtur së bashku, ku artistja 31-vjeçare mbante njërën dorë rreth belit të partnerit ndërsa me tjetrën luante me hundën e tij.
Të veshur sportiv, Jessie J dhe Channing nuk u përpoqën aspak t’i fshiheshin syve kurioz të botës apo të përpiqeshin të ruanin distancën.
Epo nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të urojmë çiftin për lidhjen e tyre.