Analiza e Foreign Policy: Serbia ka nevojë për respektin e Kosovës, jo për territorin e saj

E mërkurë, 22 May 2019 08:35

Nga Eduard P. Joseph, Foreign Policy

Kontrasti i mprehtë midis optimizmit të Tsipras të Greqisë dhe kokëfortësisë së Vuçiçit të Serbisë nxjerr ne pah zgjidhjen kyç për rajonin.

Një përpjekje e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe e mbështetur nga SHBA për të ndërmjetësuar një marrëveshje copëtimi/ndarjeje midis presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, sapo është permbysur, duke shpërthyer qëndrime nacionaliste dhe armiqësi.

Plotësimi i politikës boshe për Kosovën, më e vjetra dhe me e ndërlikuara në rajon, është një çështje urgjente.

Rusia vazhdon të nxisë ndarjen dhe Evropa ngurron. Barra e rëndë në Ballkan përsëri bie mbi Shtetet e Bashkuara. Për t’u rimëkëmbur nga përplasjet e fundit perëndimore, Uashingtoni duhet të kapë thelbin e përparimit te rastit të Maqedonisë dhe ta zbatojë atë në Kosovë.

Përmes negociatave tepër të kujdesshme, të ndihmuara nga një ndërmjetës i aftë amerikan dhe diplomacia profesioniste e SHBA-së, Athina dhe Shkupi arritën në një formulë që largonte nga dueli versionet respektive të historisë.

Rezultati është rruga drejt pranimit së plotë dhe tërësor.

Përderisa përfitimet e Marrëveshjes së Prespës rriten dhe marrëdhëniet vazhdojnë të ngrohen, kundërshtimi i fortë ndaj marrëveshjes në të dy vendet do të pakësohet.

E njëjta perspektivë është e mundur edhe në Kosovë.

As Vuçiç as Thaçi nuk kanë vizionin e homologëve të tyre grekë dhe maqedonas.

Qasja e preferuar e tyre është një plan i konceptuar keq, mbështetur deri tani nga Brukseli dhe Uashingtoni – duke ndarë Kosovën në veri, në shkëmbim të pjesëve të Serbisë jugore ku janë të përqendruar shqiptarët.

Për këtë arsye, Kancelarja gjermane me mençuri e hodhi poshtë planin e ndarjes në Berlin.

As Merkel as ndonjë udhëheqës tjetër nuk kanë paraqitur një alternativë.

Një pikënisje: Si Vuçiç dhe Thaçi kanë bërë thirrje për angazhim të nivelit të lartë të SHBA. Kjo është një levë.

Si hap i parë, Uashingtoni duhet të kërkojë që palët menjëherë të përfundojnë ciklin e provokimit, ndërkohë që rishikon qasjen e tij.

Deri tani, strategjia perëndimore për Kosovën është mbështetur në një premisë të gabuar: Kompensimi.

Me qëllim që të lejojë Serbinë të njohë Kosovën e pavarur brenda kufijve të saj të tanishëm – Kosova duhet ta njohë legjitimitetin e pretendimit serb.

Kjo nënkupton zëvendësimin e “kompensimit serb” me angazhimin/afirmimin e Serbisë.

Strategjia e re do të bëjë të përhershme praninë serbe në Kosovë – në një formë të pajtueshme me sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit te Kosoves.

Sipas strategjisë së re, Prishtina do të heqë dorë nga sovraniteti i plotë mbi objektet e trashëgimisë serbe dhe t’ia kalojë atë menjëherë Kishës Ortodokse Serbe.

Për të siguruar që objektet të përdoren në mënyrë të përshtatshme dhe të mos bëhen pika perplasjesh, palët do të bien dakord për autoritetin e detyrueshëm të sekretarit të përgjithshëm të OSBE (një palë e tretë e pranuar) për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje.

Me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, Serbia dhe Kosova do të krijojnë gjithashtu një “Komitet të Përbashkët të Ekspertëve”, të ngarkuar me prodhimin e “interpretimit objektiv të ngjarjeve” bazuar në “burime të vërteta … të bazuara në prova”. Perveç diskutimit dhe prodhimit te studimeve, historianët do të kuronin materialet për paraqitje dinjitoze dhe të gjalla të historisë së Kosovës për secilën palë.

I vendosur në një memorial publik, muze dhe institut, Qendra e Përbashkët për Paqe dhe Histori do të kishte qëndrim zyrtar dhe ambiente të dukshme në Prishtinë dhe Beograd, me përfshirjen aktive të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, ekspertët e të cilëve do të punojnë së bashku me homologët e tyre shqiptarë nën tutelën e kujdesshme greke, maqedonase dhe shqiptare.

Një qasje paralele do të trajtojë çështjet e drejtësisë. Shtetet e Bashkuara dhe BE do të prodhonin një kornizë të detajuar për Serbinë dhe Kosovën ku secila palë të ndjekë/denojë autorët e mirënjohur (dhe më pak të njohur) të krimeve kundër komunitetit të tjetrit. Të ndihmuar nga asistenca ndërkombëtare (veçanërisht për sistemin e drejtësisë në Kosovë) dhe precedentë të suksesshëm në rajon – dhe duke u përballur me dënime substanicale në rast zvarritjeje – palët do të kishin nxitje të mjaftueshme për të ecur në këtë drejtim.

Pentagoni mund të kërkojë vendosjen afatgjatë të trupave amerikane në një vend fiks në Serbi.

Vendosja fillestare do të ishte një kontigjent i inxhinierëve të ushtrisë, misioni i së cilës do të ishte të punonte me homologët serbë për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar, duke filluar me ndërtimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Vendndodhja ideale për bazën e Shteteve të Bashkuara do të ishte në Ponikve, një vend ushtarak në Serbinë perëndimore, e shenjestruar gjithashtu nga NATO.

E vendosur pranë kufirit me Bosnjën, vendosja e SHBA do të shihej, gjerësisht dhe menjëherë në të gjithë rajonin, veçanërisht në Republikën e shkëputur Srpska, si sinjal i angazhimit të fortë të SHBA ndaj integritetit territorial të Bosnjës.

Uashingtoni do t’i ofronte Beogradit një perparim të madh në marrëdhëniet ushtarake dhe civile, potencialisht në nivelin e partneritetit strategjik.

Duke plotësuar investimet amerikane në sferën e mbrojtjes, BE do t’i ofrojë si Serbisë ashtu edhe Kosovës një paketë bujare zhvillimore, në përputhje me synimin e bashkëjetesës mes dy vendeve.

Plani do t’i furnizonte serbët në Mitrovicë si Republika Srpska e Bosnjës.

Interesat e mbetura dhe modeste ekonomike të Serbisë në Kosovë do të mbrohen.

E gjithë qasja e riafirmimit të përhershëm – lidhja serbe me Kosovën dhe kalimi i sovranitetit Kishës Ortodokse Serbe – do të provokojë ulërima kundershtuese në lagjet shqiptare.

Megjithatë, Kosova është në një pozicion të dobët për të refuzuar mbrojtësin e saj ende të dashur Amerikën nëse Uashingtoni sugjeron që Prishtina të negociojë një marrëveshje të tillë.

Nga ana tjetër, nëse Vuçiç hedh poshtë ose saboton qasjen e re, për shkak të mashtrimit rus ose të pavërtetësisë së tij, Uashingtoni duhet të përgatitet një alternativë e pakëndshme.

Zgjedhja e Vuçiçit do të jetë ose për të negociuar një zgjidhje të ndershme që përparon Serbinë në BE deri në vitin 2025 ose të shikojë si Shtetet e Bashkuara dhe kryeqytetet kryesore evropiane zbulojnë “Kosovën 2025”, ne një përpjekje intensive shtet-ndërtuese transatlantike.

Në vend që të shihte Ministrinë e Mbrojtjes të Serbisë të krijonte një marrëdhënie të veçantë, potencialisht fitimprurëse me Pentagonin, ky privilegj do të shkonte në Kosovë. Duke përdorur levat të saj në NATO, Uashingtoni do të shtyjë aleatët për të mbështetur ushtrinë e re të Kosovës dhe t’i kërkojë aleancës të bëjë të njëjtën gjë.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA do të emërojë një të dërguar të posaçëm për të përshpejtuar zhvillimin e forcës së Kosovës.

Departamenti i Shtetit do të emërojë një të dërguar të posaçëm për njohjen e Kosovës, i cili do të bashkojë angazhimet nga shtetet europiane që njohin Kosoven për t’u bashkuar me Shtetet e Bashkuara në një përpjekje globale për të nxitur njohjen dypalëshe dhe multilaterale të Kosovës.

Ndihma bujare e BE-së që Serbia dhe Kosova do të ndanin mes tyre, do të shkonin vetëm në Kosovë. Dhe, në vend te faktorit te stabilitetit, Vuçiç do të shihej në të gjithë Perëndimin, si një tjetër politikan problematik i Ballkanit.

Vuçiç do të ishte i mençur të rishqyrtonte rrënjësisht qasjen e tij në Kosovë. Më mirë të imitoje fqinjët e tij grek e maqedonas dhe – me udhëheqjen amerikane dhe ndihmën e BE – të krijojnë një zgjidhje që ruan lidhjen serbe me Kosovën pa barrën e qeverisjes së saj.

Një marrëveshje, përgjatë këtyre linjave, do të mbrojë Vuçiçin nga bastionet e nacionalizmit kundërveprues serb dhe do të përmbushë dëshirën themelore të shumicës së qytetarëve në Kosovë – të vazhdojnë me dinjitet.

Modifikuar më E mërkurë, 22 May 2019 08:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...