3 muaj më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha publikoi këngën e titulluar ‘Last Hurrah’.
Por klipin e këngës më drogë, cigare dhe alkool, ku Bebe shfaqej në skena puthjesh me femra dhe meshkuj, duket se nuk e ka pëlqyer babai i shqiptares.
Këngëtarja tregoi se babai nuk i fliste, madje marrëdhëniet u përkeqësuan edhe më tepër, pasi këngëtarja vendosi të shkojë në New York që të pajtohet me të.
Ditën e sotme Bebe tregoi se kishte vendosur që të rrinte në shtëpi me prindërit, duke na treguar kështu që tashmë mes tyre nuk ka më zemërim.
Madje këngëtarja ka publikuar edhe një video në Instastory ku shihet së bashku me babain, ndonëse filtri i SnapChat e kthen në versionin mashkull dhe dukej identike me të atin.