Arba Kokalari është deputetja me origjinë shqiptare, por që përfaqëson Suedinë në PE. 32-vjeçarja mori mbështetjen e suedezëve në këto zgjedhje, ndërsa përfaqësonte partinë e Moderatëve suedezë, pjesë e Partisë Popullore. Partia e Arbës arriti të sigurojë në rezultat prej 17.6 % me të cila garanton 4 deputetë.
“Unë kam hyrë në parlamentin evropian! Faleminderit për të gjithë ata që kanë luftuar për mua!” shkruante deputetja më e re e PE, Arba Kokalari në Facebook.
Kush është Arba Kokalari?
Lindi më 27 nëntor 1986 dhe është politikane suedeze në Partinë Moderate.
Arba Kokalari është deputete në kryesine federative për Partinë Moderate në qytetin e Stokholmit dhe u zgjodh zëvendëse e kryetarit të shoqatës së EPP-së YEPP në maj 2015. Ajo më parë ishte sekretare ndërkombëtare e Shoqatës Rinore Moderate.
Arba Kokalari është njëherësh mbesa e intelektuales dhe atdhetares se njohur Musine Kokalari, ishte në listë nga partia Partia Moderate që qeveris Suedinë, si një kandidaturë shumë serioze për deputete në Parlamentin Europian.
Ishte vetëm 16 vjeç kur nisi të merrej për herë të parë me politikë, ndryshe nga shumë bashkëmoshtarë të saj.
Kokalari ka premtuar se do të jetë një zë i fortë edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Prandaj shqiptarët që jetojnë në Suedi kishin një arsye më shumë për ta votuar atë të jetë një deputete në PE.