Haradinaj takim me Merkel në Berlin

E mërkurë, 05 June 2019 13:50

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të udhëtojë drejt Berlinit, ku do të takohet ditën e nesërme me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fic deklaroi se temë e bisedave do të jenë marrëdhëniet bilaterale, si dhe çështje tjera bilaterale.

Në njoftimin e zyrës thuhet se Merkel në takimin me Haradinaj, do të bisedojë për raportet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërsa zëdhënësja e qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, konfirmoi se Haradinaj do të udhëtojë për në Berlin me ftesë të Bundestagut gjerman për të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit. Ajo shtoi në të njëjtën kohë  se Haradinaj do të ketë gjithashtu një takim pune me Kancelaren Merkel.

Sipas saj, çështjet që do të diskutohen në takim përfshijnë zhbllokimin e dialogut Beograd-Prishtinë, heqjen ose pezullimin e taksës mbi importet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina dhe liberalizimin e vizave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...