Bill Clinton dhe Madeleine Albright vizitojnë Kosovën në 20 vjetorin e çlirimit të saj. Këshilli Organizativ për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë ka njoftuar se ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, do ta vizitojnë Kosovën më 12 qershor, kur shënohet 20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, e kishte shpallur 12 qershori Ditë të Lirisë së Kosovës.
Këshilli, përmes një postimi në Facebok, ka bërë të ditur se Clinton do të mbajë një fjalim në ceremoninë qendrore të shënimit të përvjetorit jubilar, i cili do të mbahet më 12 qershor në Prishtinë, njofton Gazeta Illyria.
Bill Clinton, atëherë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe Madeleine Albright, atëherë sekretare e shtetit, e kishin mbështetur fuqishëm ndërhyrjen e NATO-s për mbrojtjen e popullsisë civile dhe për shmangien e katastrofës humnitare në Kosovë.
Clinton e Albright janë ndër personalitetet më të respektuara në Kosovë.