Dje, ish presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ka arritur në Kosovë për të festuar së bashku me shqiptarët 20 vjetorin e çlirimit.
Ai pati një takim me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, mirëpo këtë takim e ka komentuar botuesi i gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, i cili ka publikuar fotografitë e takimit të Clinton me Rugovën në vitin 2003 dhe takimin e sotëm të Thaçit me Clinton.
Postimi i Mazrekajt në Facebook:
Miq, ju ftoj të gjeni dallimin ndërmjet takimit të Presidentit Rugova me Presidentin Clinton në vitin 2003 dhe takimit të Presidentit Thaçi dhe Presidentit Clinton, sot!
Po besoj se këto fotografi nuk kanë nevojë për ndonjë përshkrim me fjalë!