Kështu u shpreh ish sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright e cila është kthyer në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të vendit nga forcat serbe, pas ndërhyrjes së NATO-s. Albright u nderua me Urdhrin e Lirisë në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës. Albright tha se ndihet krenare për atë që është bërë për popullin e Kosovës. Ish sekretarja amerikane e Shtetit nuk i ka harruar brohoritjet e popullit të Kosovës “Faleminderit Amerikë” në vitin 1999.
Jam shumë krenare për çdo gjë që ju dhe ne kemi bërë për t’i mundësuar këto gjëra. Nuk do të harroj kohën kur erdha në Prishtinë pas luftës, turmat e mëdha të njerëzve dhe shkrimet që thoshin ‘Faleminderit Shtete të Bashkuara të Amerikës’. Mendoj që Shtetet e Bashkuara bënë gjënë e duhur kur ndihmuan popullin e Kosovës të fitojnë lirinë e tyre dhe të punojnë shumë. Jam shumë e lumtur që jam me ju sot këtu, që vazhdoni të punoni shumë për paqe dhe demokraci në Kosovë. Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të njihet si i tillë. Jam e lumtur që njihemi si person që kontribuoi për të, si dhe për të gjitha ato vajzat e vogla emri i të cilave është Madeleine”.