Miss Serbia tërbon të sajët, bën ‘shqiponjën’ në mes të Kosovës

Premte, 28 June 2019 09:49

Konkursi i bukurisë Miss Freedom of the World u mbajt në Kosovë dhe mblodhi përfaqësuese të 21 shteteve nga e gjithë bota.

Ajo që tërhoqi gjithë vëmendjen mediatike ishte Miss Serbia, e cila së bashku me dy bukuroshet shqiptare u shfaqën duke bërë gjestin historik të shqiponjës me duar.

Pas këtij gjesti, ditën e sotme kanë reaguar ashpër mediat serbe duke e quajtur një skandal veprimin e Irina Jovanka.

“Madje nuk i erdhi keq as ta bënte simbolin me dy vajzat që përfaqësonin Shqipërinë dhe Kosovën, simbolin e Shqipërisë së madhe”-shkruan Kurir.

Në lidhje me këtë gjest u mor në pyetje nga mediat edhe Vesna de Vinca, pronarja e agjencisë së modelingut nga ku u përzgjodh Irina.

“Kompania ime gjithmonë ka qenë e ndërgjegjshme për interesin e kombit dhe të popullit tonë. Natyrisht, nuk kam asnjë lidhje me zgjedhjen e vajzës apo atij që e ka dërguar”, u shpreh ajo.

Madje e konsideroi një komplot: “Unë nuk jam i sigurt se ajo e di se çfarë po bën, por jam i sigurt se ata që e kanë dërguar dhe që kanë organizuar këtë zgjedhje e dinë mirë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...