“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është një ftesë e padrejtë, nga një gjykatë e padrejtë”,- kështu e ka komentuar në rrjetin social facebook zv.kryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, thirrjen për intervistë, të Haradinajt nga Gjykata Speciale.
Sipas tij kjo ftesë është e padrejtë, njësoj sikurse “janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së. Fatkeqësisht kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqeve të Kosovës!”
Limaj shprehet i bindur se Kosova do ta kalojë me sukses këtë sfidë.
“Kosova do ta kaloje me sukses edhe këtë sfide dhe drejtësia do të ngadhnjejë edhe në këtë rast!”