Pas dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i lidhjes demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka që prej oreës 19:30 ka mbledhur kryesinë e partisë së tij.
Lajmi për mbledhjen u bë i ditur nga vetë zyra e shtrypit të LDK-së.
“Sot (e premte), më datë 19 korrik 2019, në orën 19:30, në Selinë e LDK-së, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban takim me Kryesinë e LDK-së”, thuhet në njoftim.
Haradinaj njoftoi dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryeministrit pas ftesës që ka marrë për intervistim si i dyshuar nga Gjykata Speciale.