Emrat/Kush janë shqiptarët e arrestuar për trafik droge në Bolonja

E mërkurë, 24 July 2019 22:39

Mediat italiane kanë publikuar detaje në lidhje me mega-operacionin antidrogë të zhvilluar në Itali, që përfundoi me gjithsej 17 arrestime për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë shqiptarë dhe italianë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e vendit fqinj, ndër të tjera janë prangosur edhe 3 shoferë, italianë nga Brindizi të dyshuar si bashkëpunëtorë.  Policia italiane kreu arrestimet e 3 shtetasve italianë Antonio Massaro nga Brindisi (banor i Bolonjës) Saverio Palma 45 vjeç dhe Vincenzo Vindice 33 vjeç. Droga ishte sjellë nga Shqipëria dhe si destinacion final kishte Emilia Romanjan. Hetimi ka filluar në vitin 2016, atëherë kur u prangos një maroken nën akuzën e trafikut të drogës. Ai u kap me hashash, kokainë dhe marihuanë.

Marokeni tha përpara karabinierëve se e kishte mrrë drogën te disa shqiptarë. Pas hetimeve, policia zbuloi një grup kriminal që merrej me trafik të lëndëve narkotike. Qendra e destinacionit të lëndës narkotike ishte Emilia, por kishte edhe shpërndarje në qendra të tilla si Puglia, Umbria dhe Toscana. Grupi komunikonte me anë të kodeve. Transporti i drogës për në Bolonja bëhej nga shqiptarë dhe disa italianë vendas. Në Marzano të Bolonjës, u kapën 5 kg marihuanë, kokainë dhe ketaminë. Grupi dyshohet se kryente aktivitetin prej kohësh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

DETAJE TË MEGA-OPERACIONIT:

35 persona janë të dyshuar

17 të arrestuar, nga të cilët 16 janë në paraburgim dhe njëri në “arrest shtëpie”. Nga këta, 9 janë italianë, 7 shqiptarë dhe 1 nigerian.

23 të arrestuar në flagrancë

Janë kapur 1517 kg marijuanë, 114 kg hashash, 2 kg kokainë.

TË ARRESTUAR:

Ilirjan ALIAJ,  i njohur si Ilir, i lindur në Shqipëri më 22.12.1981;

Lisver BINAJ, r, i njohur si Tomy ose Tommy, i lindur në Shqipëri më 15.07.1983;

Giuseppe CANTELMO lindur në Foggia më 17.10.1976;

Pasqualino CANTELMO lindur në Sarno (Sa) më 06.11.1974;

Vittorio Romano CRAPULLI lindur në Stigliano (Mt) më 02.23.1968

Mavis EZEWELE i quajtur Tommy, i lindur në Nigeri më 02.02.1980;

Amiando GIORNTAMI i njohur si “Aaaa”, i lindur në Shqipëri më 03.07.1992;

Lavdërim LAMAJ i quajtur “tullaci”, i lindur në Shqipëri më 09.05.1981;

Antonio MARZANO i quajtur kalabrezi i lindur në Crotone më 10/16/1966;

Gregorio MARZANO, njohur si “kalabrezi” i lindur në Crotone më 01.01.1968;

Antonio MASSARO lindur në Brindisi më 18.10.1955

Saverio PALMA lindur në Grottaglie (Ta) më 09.11.1973;

Ranko Claudio PAVAN i njohur si Uorrior, i lindur në Bologna më 22.03.1976

Armand SALLJA njohur si Daniele, e lindur në Shqipëri më 25.05.1992;

Lorens TOTAJ lindur në Shqipëri më 04.05.1985;

Vincenzo VINDICE lindur në Brindisi më 28.09.1985; në arrest shtëpie

Dashamir KANAPARI lindur në Shqipëri më 25.05.1982;

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...