Të gjithë pas LDK-së...!

Saturday, 03 August 2019 17:54
Nga Tomorr Avdia  
 

LDK-ja  si partia më e madhe opozitare i mbajti me sukses zgjedhjet në të gjitha nivelet e organizimit duke zgjedhur edhe kryetarin e sajë Isa Mustafen, për të treten herë radhazi si dhe Këshillin e Përgjithshëm duke ruajtur unitetin dhe duke u përgatitur për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.

LDK ja është parti ndryshe nga partitë e tjera politike të Kosovës që e shpreh nivelin demokratik të shoqërisë dhe të kohës në të cilën veprohet.

Duke qenë partia e parë parlamentare e Kosovës, e cila ishte kurrizi dhe bartësja kryesore e të gjitha organizimit politik, të shtete-ndërtimit si dhe përçuese e proceseve demokratike për dekada me radhë atëherë është e kuptueshme që këto  zgjedhje partiake zgjuan interesim të të gjithë qytetarët e Kosovës, që LDK-në ta shohin si parti institucionaliste dhe si shpresë, për avancimin e proceseve demokratike kundër tendencave në rritje të kapjes së shtetit, të korrupsionit dhe të krimit të organizuar si dhe të marrëdhënieve klienteliste dhe të interesave klanore e koalicioneve joparimore në dem të interesave të qytetarëve.
Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi u rrëzua nga pushteti me votën e partnerit të koalicionit PDK-së, pas zgjedhjeve parlamentare mbeti në opozitë, por edhe mori ma pak vota të qytetarëve se sa  Lëvizja Vetëvendosje gjithashtu për herë të parë në garën elektorale ndërmjet partive zuri vendi e tretë. 

Prandaj zgjedhjet e brendshme që janë e drejte ekskluzivet, anëtarësia e sajë ka tregua një interesim shumë të madh.  

Kjo është ndjekur shumë edhe nga partitë rivale duke lënë në hije, garën në PDK, dhe në partitë e tjera më të vogla.

Interesim nga partitë rivale është bërë edhe për faktin se e ato  pretendojnë elektoratin e saj por edhe për faktin tjetër që dëshirojnë një koalicion me të ose e dëshirojnë në opozitë dhe në të gjitha këto procese, edhe marrëdhënia për to është e rëndësishme, fakti a ngelet LDK-ja, unike apo fragmentohet dhe frakcionohet dhe apo rritet apo zvogëlohet në elektorat që shprehet në numrat e fituar të vendet në Kuvendin e Kosovës. 

Që nga çarja e madhe në parti ndërmjet Fatmir Sejdiut dhe Nexhat Dacit, që rezultoi me krijimin e LDD-së, në vitin 2007-të, asnjëherë më LDK-ja  nuk e arriti elektoratin që e kishte madje as pas shpërbërjes apo shkrirjes së LDD-së në LDK.

E ngjitura lerë vrragë thotë populli.

Duke dashur për të parandaluar proceset e tilla LDK-ja, pati konsultime të vazhdueshme e të suksesshme që sollën edhe procedurat e punës dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve duke respektuar parimet dhe statutin e saj, duke ruajtur unitetin me bindjen se kjo do të gjeje përkrahje edhe në elektorat dhe qytetarët me votën e tyre do ta bëjnë partinë e parë e ca e jep Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin e Kosovës dhe i mundëson një koalicion parimor qeverisës të shumicës.

Kjo mund të ndodhë, vetëm nëse do të ruhet kohezion në mese dy brezave të fuqishme, që po përplasen, jo pak herë për të ruajtur apo për të marrë pushtetin, pushteti e ardhshme.

Ku do të pritet të shihet që kandidati për Kryeministër do të ketë një peshë, balanci apo animi...!   

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...