Në një tubim elektoral me emigrantët në Berlin, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet, e si rezultat i kësaj, ai do të bëhet kryeministër ndërsa Vjosa Osmani e LDK-së do të bëhet kryeparlamentare.
I pyetur se a është i mundur një koalicionin me LDK-në dhe a pranon edhe ndonjë post tjetër përveç kryeministrit, Kurti ka thënë se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet.
Me 6 tetor ne fitojmë dhe përveç se unë bëhem kryeministër, Vjosa Osmani bëhet kryeparlamentare”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq Kurti ka thënë se si kryeministër i vendit nuk do të donte të kishte një opozitë si dikur Vetëvendosja, pasi sipas tij kjo nuk do të jetë e nevojshme.
“Unë do të jem kryeministër i një Qeverie të mirë, progresive, e cila do ta bëjë të panevojshme një opozitë si puna ne Vetëvendosjes në legjislaturat 4, 5 dhe 6. Po është e vërtetë se si Kryeministër i Kosovës s’do të doja ta shihja një opozitë si Vetëvendosja dikur”, ka thënë Kurti.