Nga Skënder MULLIQI
Së do të ‘torturohet” kaq shumë një shtet i vogël si Kosova , I cili mëzi priti Lirinë, nuk është menduar. E torturuan gjithë farë grupe politike të cilët u ngjiten në pushtet. Disa janë akomoduar në poste sikur ate tua kishin lënë babë e babagjysh. E kan zhytur popullin në skam dhe mjerim social.
Mos t’i përmendim sërish të gjitha ato argumente të cilat e shkaktuan krizën e madhe ekonomike, politike dhe shumëllojshemërinë e krizave të tjera, të cilat janë dëshmi së në çfarë deregje e kan sjellur Kosovën 20 vjet pas luftës. Fatkeqësisht duket së edhe në këto zgjedhje të tretat më radhë të jashtëzakonshme do ta kalerojnë pushtetin , shumë njerëz të cilët nuk e meritojnë as tu dëgjohet më emri në politikë.
Të gjitha këto lojëra politike i prodhuan që ta zhvendosin vemendjën e popullit nga problemet e mëdha ekonomike dhe sociale.
Votuesit do të duhej të vetë dijesoheshin më në fund së për kënd të votojnë. Ndëshkimi politik, ishte dashur të ndodhë.
Po jetojnë mbi 20 përqind ende në asistencë sociale. Nese në vet nuk i zgjedhim problemet që lidhën më jetën më të mirë, dështimi dhe zhgenjimi do të bëhën të pa fundshme.
Të largohen ata të cilët e humben çdo komunikim më popullin. Të largohen ata të cilët nuk e përfillën votën e sovranit. Të largohen për të mos u kthyer kurrë në politikë, ata të cilët nuk u interesuan për fatin e të rinjeve tanë…