Zgjedhjet e 6 Tetorit - Debate sterile, politike ofenduese

E mërkurë, 18 September 2019 11:24

Nga Skënder MULLIQI

Për të pasur një kulm mbi kokë është deshirë e të gjithë neve. Kur  mbarohen shkollimet,  kush ka fat edhe vjen deri të punësimi.Dëshirë e të gjithëve është që të sigurohet banimi, për të bërë një jetë të mirë dhe të  pavarur.Nese dikush punësohet largë vendlindjës sigurisht së e ka më vështirë .Nuk është bë lehtë më ardhë deri të puna, dhe aq më vështirë për të pasur një banesë për  familje. Për ata që zgjodhen politikën si profesion , nuk ishte fare problem punësimi dhe as banimi. Se po kan mundësi më I ndërru vendet e punës sipas qejfit , dhe po I bëjnë nga dy e tre banesa në qytete të ndryshme ,  vila në bregdet e madje edhe jashte vendit, më mundin dhe djersën e popullit.Shumë kush pas luftës për tu strehuar diku , qenë të detyruar të marrin kredi nga bankat e shumta  të formës piramidale- me kamata të larta . Shumë njerëz të cilët kan ndërtu shtëpi apo banesë , nuk kan qenë në gjendje tua kthjenë këtyre bankave  të hollat, dhe janë detyrar kështu  t'i humbin pasuritë e paluejtshme. Një kategori tjetër e njerëzve në Kosovës e që janë shumica ,vështirë po vijnë deri të një kulm mbi kokë, madje një pjesë jo e vogël po jetojnë ba banesa ose në ndonjë shtëpi të gadi të prishur, që nuk jetojnë as shtazët. Kategoria e pushtetarëve dhe militantëve partiakë po  bëjnë jetë të mirë.Dallimet vëtem brenda një lagjeje janë bërë shumë të theksueshme. Krahas mund ti shohim dy shtepi njëra  e bukur si në filma, kurse tjera aty afer saj, mezi qendron mbi themele, gati krejtë të prishura.Dhe, pasanikët e rinjë të cilët u krijuan pas luftës më shpejtësi marramendëse, këta fukaratë që ju kan qëllu komshi ,shumë po ju prishin imazhin shtëpive të tyre  luksoze. Këta njerëz  të politikës , janë duke e ladruar Kosovën si pelën pa fre. Janë duke kërkuar edhe në këto zgjedhje vota, që ti ruajnë pozitat, ti ruajnë  këto shtëpi,  ti ruajnë të hollat  e pista .Jo vëtem që nuk po përmirësohet jeta  , por ajo gjithnjë po eskalon për  të keq . Po na shkojnë punët keq , së njerëzit  e pandergjegjshem  na kan dalë  përpara .Po më dhimbsën ky milet   shkretan ,së sipas të gjitha gjasave do të mashtrohet keq edhe në këto zgjedhje  të 6 tetorit. Do të mashtrohen së pak njerëz të ndershem  kan mbetur , që do të kishin bërë kthesa  aq të nevojshme për këtë vend të mbytur në krim ,korrupcion ,hajni, pa punësim … Kur kalon pjesa më e madhe e viteve  në pritje për një vend të punës dhe një strehim, dhe kjo nuk bëhët, zhgenjimi është tepër I madh. Kjo po bënë që po kemi largime masive nga Kosova, më motivacion për të mos u kthy kurrë më. Me politika të keqija  , më politikanë shkurt pamës dhe lakmitarë për para dhe  pushtet  apsolut, nuk arrihen objektivat e dëshiruara në shtetëndertim dhe mirëqenje të përgjithshme …

Se kur do të mbyllet ky kapitull e dhembshem për shumicën , vetëm një  Zot i madh e di. Ndryshimet bëhën krejt ndryshe , jo me retorika boshe të atyre që po I shohim çdo natë në  debate të televizioneve  tona. Po na servohen veq zënka , të cilat janë berë si gramafoni I prishur,e shumë  pak po ndëgjojmë shpalosje programesh konkrete zhvillimore .Të gjithë janë në hall të madh, si dhe çka të bëhët  më tutje, së kështu nuk shkon më, me këtë gjendje  dhe më këta njerëz  aktual   të politikës …

Modifikuar më E mërkurë, 18 September 2019 11:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...