Itali, 70 shqiptarë në kërkim

E Enjte, 26 September 2019 13:13

Autoritetet italiane janë vënë në kërkim të 422 shtetasve të huaj mes të cilëve 70 shqiptarë të cilët kanë përfituar leje të rregullt qëndrimi në Itali, falë një dokumentacioni të fallsifikuar.
"Të gjithë këta emigrantë do të riatdhesohen menjëherë në vendet e tyre të origjinës£, ka deklaruar prokurori Sergio Dini.
Prokuroria e Padovës i ka identifikuar dhe ka shpërndarë emrat e tyre në të gjithë drejtoritë e Policisë në territor.
Hetimet e autoriteteve italianë kanë zbardhur një skemë mashtrimi ndaj shtetit ku janë përfshirë punonjës të sektorit të emigracionit, avokatë, konsulent pune e policë të korruptuar.
Kundrejt një shume parash ata lëshonin çertifikata të falsifikuara për emigrantët e që i garantonin atyre pajisjen me leje të rregullt qëndrimi në Itali.
Në rastin e emigrantëve shqitparë, protagonist i ngjarjes është avokati, 71 vjecari Umberto Antonio Tiranti, përfaqësues legal i disa sipërmarrjeve italiane të cilat dhe pse të regjitstruar në Dhomën Italiane të Tregtisë rezultojnë me aktivitet zero.

Këto sipërmarrje janë përdorur si instrument për të pajisur me leje qëndrimi emigrantët shqiptarë, punonjës të rremë në këto biznese.

Emigrantët shqiptarë për një kontratë pune falco paguanin nga 500 euro-800 euro, si dhe çdo muaj derdhnin 150 euro për pagat mujore të dokumentuara dhe pse nuk merrnin rrogë.
Njëherësh autoritetet italiane kanë zbardhur dhe skemën e mashtrimit të një siëprmarësi nigerian, pronar i dy restoranteve i cili me ndihmën e një konsulenti italian ka lëshuar kontrata pune të fallsifikuar për 141 shtetas nigerianë.
Mes 422 emigrantëve në kërkim janë dhe 60 shtetas kinezë si dhe 150 të tjerë kryesisht nga Europa Lindore me profesionin "bashkëpunëtorë shtëpiakë" .

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...