6 Tetori është ora historike për Kosovën?!

Tuesday, 01 October 2019 14:43

Nga Skënder MULLIQI

Ka shumë kohë që zemrat e shumë njerëzve në Kosovë nuk kan rrahur kaq shumë për ndryshime pozitive ,në fushatat zgjedhore.Po rrahin më shpresën e madhe së politikanët karikaturial dhe keqbërës nuk do ti shohin më në pushtet.Dhe, kjo gjë është e pritshme , së gjithmonë askujt si ka shkuar kungulli mbi ujë. Shumë njerëzve po iu shtohet entuziazmi së ka ardhur koha ku do të mbizotëroj e mira karshi të keqës.Këta që e prunë gjendjën buzë greminës , mos don I madhi Zot, e qytetarët të dalin masovikisht në votime për ti ndëshkuar .Prania e tyre në pushtet edhe pas këtyre zgjedhjeve do të ishte thyerja shpirtërore më e madhja që nga pas lufta .Mos po vjen ora që këto karikatura politike të largohen për të cilët dihet së çfarë marrinash kan ba. Dihet së këta jo vëtem që nuk I avansuan procesët , por na kthyen mbrapa.Shumë gjatë ndëgjuam fjalime më retorikë boshe e punë kurrfare. Shumë gjatë ndëgjuam dhe pamë afera kriminale dhe korruptive.Janë të dhëmbshme gjithë këto vite që i lam mbrapa. Këta njerëz në krye të shtetit na dhanë rënje nën brez dhe në çdo pjesë të trupit , të cilët na shkaktuan dhëmbje të mëdha. Dhanë porosi të mbrapshta për gjeneratat e reja. Përçuan mesazhe aq të keqija sa vështirë të paramendohen.Dhe, fundi i tyre në politikë do të ishte lumturia më e madhe për shumicën .Duket së ka ardhur koha të mundet e keqja pas 6 tetorit. Vjosa Osmani dhe LDK-ja , i ka dhën gjak të ri kësaj fushate .Bashkë më disa përsonalitete nga koha e Rugovës është kthyer disponimi dhe fryma rugoviane më pjesëmarrje masive siq jemi mësuar ta shohim elektoratin e LDK-së gjatë fushatave sa ishte gjallë presidenti I Kosovës, dr.Ibrahim Rugova . Kosovës i duhet freski demokratike, e cila është ngulfatur keq. Rënja e të keqës në fillim të kësaj vjeshtë, do të ishte kthesë historike për Kosovën…

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...