Ambasadori amerikan me stafin tregojnë se po i vëzhgojnë zgjedhjet nëpër Kosovë

Diel, 06 October 2019 16:15

Ambasada amerikane në Kosovë po i vëzhgon zgjedhjet nëpër gjithë territorin e Kosovës.

Përmes një njoftimi në Facebook, stafi i ambasadës amerikane dhe ambasadori i saj Philip Kosnett kanë qëndruar nëpër Kosovë ku kanë vëzhguar procesin zgjedhor që po mbahet sot.

“Ekipet e ambasadës, përfshirë ambasadorin Kosnett kanë qenë nëpër Kosovë duke vëzhguar zgjedhjet dhe duke shikuar se si Kosova zgjedh për një të ardhme paqësore dhe prosperuese”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Kosovë.

 

Dalja e përgjithshme deri në orën 15:00 është mbi 29 për qind nga totali i përgjithshëm, gjithmonë bazuar në të dhënat e dërguara në KQZ.

Përkthyer në numër deri tani kanë votuar më shumë se 500 mijë persona.

Këto të dhëna janë dërguar nga 83,67 për qind e vendvotimeve, ndërkohë të dhënat përditësohen nga KQZ-ja kohë pas kohe./GazetaExpress/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...