I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, do të qëndrojë të mërkurën në Kosovë. Në agjendën mediale të Presidencës së Kosovës thuhet se Grenell do të takohet me presidentin Hashim Thaçi.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka emëruar Grenellin - ambasador i SHBA-së në Gjermani - të dërguar të posaçëm të administratës për dialogun Kosovë-Serbi, më 4 tetor.
Ky vendim është vlerësuar si befasues, pasi Departamenti amerikan i Shtetit, në fund të gushtit, ka emëruar diplomatin Matthew Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin, i cili është thënë se, mes tjerash, do të merret edhe me dialogun.
Bashkimi Evropian po ashtu pritet të emërojë të dërguarin e tij, që do të merret me bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë./REL/