Sot është data 14 tetor. Fiks 5 vite më parë u zhvillua në Beograd ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre për shkak të incidenteve që ndodhën në fushë, shkruan Syri.net.
Një dron me flamurin e Shqipërisë së Madhe bëri që në fushë të shkaktoheshin trazira dhe në minutën e 42-të gjyqtari u detyrua të ndërpresë takimin, të cilin kuqezinjtë e fituan në CAS me rezultatin 3-0.
Fiks 5 vite pas asaj ngjarjeje, Ballist Morina, rishfaqet në foto me sfondin e Flamurit “Autochthonous”, pikërisht ai që u ngrit mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2015 në qiellin e Beogradit.

 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





