Kryeministri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës së Flamurit dhe mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, ka marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi edhe në territorin e Republikës së Kosovës, për t`i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare.
Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik, shkruan Haradinaj në Facebook.