Komuna e Drenasit dhe e Skenderajt, nën kujdesin e Presidencës së Kosovës, vendosin me 28 Nëntor shtatoret e tre heronjve, Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari në sheshin "Fehmi Lladrovcki".
Zbulimi i shtatoreve të heronjve Jashari do të bëhet në Drenas nga ora 12:00i shoqëruar me ceremoninë e rastit.
Për nder të festës së 28 Nëntorit dhe ngritjes së monumenteve do të mbahet seancë e përbashkët solemne e Komunës së Drenasit dhe Skënderajt.