Fantazma e Jugosllavisë e ka mbërthyer trurin e shqiptarit

Premte, 27 December 2019 14:43
Nga Gani Mehmetaj
 
Sulmi i kryeministrit të Shqipërisë ndaj partive politike e institucioneve në Dardani, i mbështetur nga analistët mercenarë të televizioneve të Tiranës, me ngjanë në sulmet e Enver Hoxhës e të komisarëve partizanë kundër "kokëderrave kosovarë" , që nuk bindeshin se ata serbët i kanë vëllezër. Partizanët shqiptarë e çarmatosen popullatën tonë, ndërsa u morën vesh të futeshin brigadat serbo-malazeze që bënë masakra ndaj popullatës së çarmatosur. Kështu, me neve u armiqësuan, e bënë aleat e shtet mik Jugosllavinë dhe e dëbuan Britaninë e Madhe e SHBA-të. Edhe tash komisarët shqiptarë me terror mediesh duan të na e thyejnë kokën tonë të trashë që ta pranojmë kapitullimin ndaj Serbisë , a "minishengenin" e tyre për të mirën tonë, thua se ata e dinë çka është e mirë për ne dhe çka është e keqe. Ata na e dashkan të mirën, kurse ne "kokëderrat kosovarë" nuk e ditkemi. Janë të pacipë, të shitur dhe të shpërfytyruara nga urrejtja lukunia e udhëheqësve të emisioneve tematike në televizionet shqiptare dhe portaleve pse nuk e duam Serbinë e Vuçiqit apo cilëndo Serbi. Tërbohen si qentë e çartur a si kuçkat e hallakatura anal-listat , na fyejnë e na denigrojnë pse ne i shohim më përbuzje marrëzitë e tyre serbofile. Edhe më tutje mu si partizanët e komisarët e Enver Hoxhës ne jemi " "kokëderra kosovarë", meqë me kokëfortësinë tonë proverbiale nuk bindemi që Serbia të na ripushtoj. Janë të gatshëm mercenarët e çmendur ta dëbojnë Perëndimin e ta zëvendësojnë me fantazmën e Jugosllavisë mu si Enver Hoxha. Janë të gatshëm ta rrënojnë faktorin politik e shtetëror të Dardanisë që t'ia trasojnë rrugën Serbisë në Durrës e në Shqipëri, mu si e bënë rrënoja faktorin shqiptarë në Maqedoni për t'ia plotësuar orekset sllavëve të Shkupit, apo si i zhvendosën dhe i shkombëtarizuan shqiptarët nga Presheva, Bujanovci e Medvegia, kur Tirana e mori rolin patërnalist, ndërsa në fakt e bëri punën e djallit, ia dorëzoi këto rajone Serbisë si në pjatë të argjend. Jugosllavia ka vdekur, thonë "kosovarët kokëderra", rroftë Jugosllavia, thonë mercenarët shqiptarë dhe budallenjtë e hallakatur. Sado të çirren dhe të ulërijnë natën e ditën bijtë e bijat e Enverit dhe mercenarët e çmendur, Jugosllavia ka vdekur, por derisa të binden ata, neve do të na shkaktojnë shumë dëme e andralla.
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...