Parlamenti i Kosovës mblidhet të hënën për të votuar qeverinë

Premte, 31 Janar 2020 19:01

Kryesia e parlamentit të Kosovës, vendosi që të hënën me 3 shkurt të mbahet mbledhja për votimin e qeverisë së re të Kosovës. Kësisoj ajo miratoi kërkesën e kryetarit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që është mandatar për formimin e qeverisë së re.

Zoti Kurti mori më 20 janar, mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa kërkoi që parlamenti të mblidhet një ditë para skadimit të afatit kushtetues prej 15 ditësh për formimin e qeverisë.

 

Kërkesa e tij u bë ende pa arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë, me gjithë negociatat e gjata që filluan menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, shprehu besimin se deri në mbajtjen e seancës së të hënës mund të arrihet një marrëveshje mes palëve.

Bisedimet po vazhdojnë, nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare. Por, unë jam shumë optimist që marrëveshja do të bëhet dhe që askush nuk do të mund ta ndalë formimin e qeverisë Kurti”, tha zoti Konjufca, i cili u zgjodh në këtë post në mbledhjen e parë të parlamentit më 26 dhjetor.

 

Zgjedhje e tij që u bë edhe me votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, thelloi hendekun ndërmjet saj dhe lëvizjes Vetëvendosje, meqë që nga fillimi i negociatave ishte thënë se ky post do t’i takojë Lidhjes Demokratike, e cila më pas një ofertë të Vetëvendosjes për shtimin e ministrive duke kërkuar postin e kryetarit të parlamentit deri në zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Për të ndodhur kjo, do të duhej që zoti Konjufca të shkarkohet ose të jap dorëheqje.

“Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjeve, unë mendoj që në Kosovë është koha e emërimeve”, tha të premten zoti Konjufca.

Tani për tani është e paqartë se si mund të rrjedhë procesi i mëtejmë dhe nëse ka ende hapësirë për një marrëveshje dhe kjo ka ngritur mëdyshjet se çfarë mund të ndodhë të hënën nëse mbledhja e parlamentit mbahet pa një pajtim të dy partive dhe nëse zoti Kurti nuk merr votat as për një qeveri të pakicës, një mundësi që mbetet e hapur.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse ai nuk siguron të paktën 61 vota sa duhen për miratimin e qeverisë, atëherë presidenti “emëron kandidatin tjetër për kryeministër”, i cili nga marrja e mandatit do të ketë dhjetë ditë për formimin e qeverisë.

Nëse as kandidati tjetër nuk siguron formimin e qeverisë, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kosova mbajti më 6 tetor të vitit të kaluar zgjedhjet e katërta me radhë që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008. Zgjedhjet pasuan dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr në Hagë në muajin korrik, për t'u marrë në pyetje nga prokuroria e Posaçme që trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...