Qeveria e re e Kosovës në pikëpyetje? Vjosa Osmani refuzon postin e Kryeparlamentares

Diel, 02 February 2020 17:24

Kur dukej se Kosova po shkonte drejt votimit të qeverisë së re në Kuvend, ngjarjet kanë ndryshuar rrjedhë.  Vjosa Osmani është përplasur me krerët e partisë së saj LDK për ndarjen e posteve qeveritare.

Sipas asaj që raporton Gazeta Express, Vjosa Osmani kishte kërkuar pozitën e Ministres së Punëve të Brendshme dhe atë të Zëvendëskryeministres. Mirëpo, kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak se Isa Mustafa ka anuar në drejtim të Agim Veliut.

 

Ajo ka paralajmëruar në orët e pasdites se nuk e pranon pozitën e Kryetares së Kuvendit.

 

Ndërkohë, kur kishte përfunduar procesi elektoral, zyrtarët e LDK-së kishin thënë se Vjosa Osmani do të zgjedhë pozicionin që dëshiron. Mirëpo, për shkak të zhvillimeve të fundit, duket që ky premtim nuk është mbajtur.

 

Emrat e ministrave nga LDK:

Agim Veliu propozohet për Ministër i Punëve të Brendshme.

Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport.

Besian Mustafa, Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami, Ministre e Arsimit

Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku, Ministër i Infrastrukturës dhe Planifikimit.

Ministrat nga VV:

Haki Abazi për zv.kryeminister i dytë.

Albulena Haxhiu e propozuar per ministre Drejtesie.

Ministër i Punëve të Jashtme ishte propozuar Blerim Reka, pritet të zëvendësohet nga Glauk Konjufca.

Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Për Ministër të Ekonomisë Kurti ka propozuar Rozeta Hajdarin.

Arben Vitia është propozuar si Ministër i Shëndetësisë dhe Sportit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...