‘Asnjë kompromis me Serbinë’/ Hoti pas Brukselit: Në tavolinën e dialogut deri në njohjen reciproke

Premte, 17 July 2020 22:58

Pasi u takua me Vuçiçin, Kryeministri Avdullah Hoti është kthyer në Kosovë për të folur rreth dialogut në Bruksel.

Në dialog e sipër, Hoti ka thënë se presidenti serb ka shprehur pakënaqësitë e veta, por në të kundërt kryeministri kosovar tha se nuk lëviz nga qëndrimet e tij dhe të Kosovës.

 
 

Gjithashtu kryeministri Hoti garantoi që nuk do të ketë asnjë kompromis por vetëm për njohje reciproke. Madje ai shtoi se Kosova kësaj radhe nuk do të braktisë tryezën e dialogut derisa të arrihet marrëveshja.

 
 

“Në tavolinë pala serbe tregon pakënaqësinë e vet dhe reagimi jonë ka qenë i kulturuar shtetëror dhe me qëndrime të qarta pse jemi në këtë tavolinë. Unë mund të flas vetëm për qëndrimin tonë. Ne jemi në këtë proces për të mbyllur çështjet e hapura me Serbinë duke mos e cenuar intergitetin territorial. Ne besojmë thellë se dialogu nuk ka alternativë, ne jemi këtu do të qëndrojmë në tavoline të dialogut deri të arrijmë marrëveshjen por nuk lëvizim prej qëndrimeve. Nuk do të bëjmë asnjë kompromis por vetëm njohje reciproke”, tha Hoti në emisionin Pressing.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...